Lajme

Temperaturat në rënie gjatë fundjavës, sot mundësi për reshje shiu

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 28 June 2025

Ditëve të fundjavës, po parashihet një lehtësim nga vala e të nxehtit që kaploj vendin ditëve të fundit.

Temperaturat zbresin në 27C e 29C. Ditën e shtunë ende kalojnë vranësira që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.

Të dielën parashihet mot kryesisht me diell.

-Advertisement-

Minimalet zbresin në 13C e 15C. Do të fryjë erë më e theksuar nga krahu verior, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 7-14m/s.

Përgjatë ditëve të para të korrikut do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe sërish i nxehtë, me maksimale që shënojnë rritje graduale deri në 34C e 36C, ditën e mërkurë.

Minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C. Fryn erë veriore e lehtë dhe mesatare, 5-10m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera