Lajme

Vetaksident në Dibër, humb jetën pasagjeri 20 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 11 March 2023

Një ngjarje e rëndë raportohet së fundmi nga Dibra, ku një mjet që po drejtohej nga një 18-vjeçar ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri 20-vjeçar që ndodhej në automjet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur nga në fshatin Melan në aksin rrugor Maqellarë – Peshkopi.

-Advertisement-

“Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. S., 20 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Oranews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera