Rozë

Veshjet ekstravagante të yjeve në “Grammy” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 11 February 2019

Nju Jorku propozon, Los Anxhelesi promovon. Nëse shfaqja e madhe e javës së modës së “Big Apple” shënon një kthim progresiv në hijeshinë e matur dhe nevojën për intimitet, në Kaliforni yjet e muzikës luajnë dhe lëvizin në parametra të tjerë dhe japin, me rastin e edicionit të 61-të të “Grammy Aëards”, një “look” të çuditshëm dhe ironik, skenografik dhe ndonjëherë të paarritshëm.

Veshjet e yjeve kishin ngjyra decizive dhe të shkëlqyera, një kaleidoskop i stileve dhe formave. E pamundur për të vendosur një vijë dominuese: efekti i përgjithshëm është i spektaklit të madh dhe habisë. Këtu është një përzgjedhje e asaj që pamë në tapetin e kuq, ku nuk mungojnë pa dyshim as këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera