Lajme

Veselin, Kurtin dhe Limajn sonte i bashkon ky vend!

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 02 Qershor 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i nominuari për kryeministër nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti si dhe Fatmir Limaj i NISMA-s, do të bëjnë sonte fushatë në të njëjtin vend dhe të njëjtin kohë.

Indeksonline mëson se këta tre politikan pritet që saktësisht në ora 22:00 të bëjnë fushatë në qytetin e Kaçanikut. Derisa të njëjtat burime thonë se Veseli, Kurti dhe Limaj do të shëtisin nëpër korzën e këtij qyteti për tu përshëndetur me qytetarët e kësaj ane.

Pasi të përfundoj e gjithë kjo, Veseli do të jetë i ftuar në një eveniment të organizuar nga Rinia e PDK-së, Limaj do mbajë një fjalim në Shtëpinë e Kulturës ndërsa Kurti do të vizitojë bizneset e Kaçanikut.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy