Lajme

Vendimi për rregullimin e çmimit të barnave, Vitia: Do të punësohen edhe 42 inspektorë shëndetësorë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 08 March 2023

Vendim shumë të rëndësishëm e ka cilësuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, atë për caktimin e çmimit tavan për barna.

Në një konferencë për media, Vitia ka thënë se është hera e parë që nga paslufta që në Kosovë po bëhet një rregullim i tillë.

Sipas tij, vetëm Kosova dhe Bjellorusia nuk kanë pasur një ligj të tillë.

-Advertisement-

“Kosova tashmë po hiqet nga kjo listë. Projektligji ka për qëllim rregullimin e kostos që barnave që ajo të jetë e përballueshme dhe edhe më lirë sesa në vendet e rajonit”, është shprehur Vitia.

Ai tutje ka bërë të ditur se për të mbikëqyrur zbatimin e këtij ligji MSH-ja do të punësojë edhe 42 inspektorë shëndetësorë, të cilët janë paraparë edhe në buxhetin për vitin 2023.

“Një nga premtimet edhe në fushatë ka qenë trefishimi i numrit të inspektorëve në secilin sektor. Në buxhetin e këtij viti janë paraparë edhe 42 inspektorë shëndetësorë, të cilët do të kontribuojnë në monitorimin e këtij ligji”.

“Shumë shpejt do ta keni ligjin përpara dhe do ta shihni se rregullon në parim çdo çështje. Janë 42 inspektorë që do të punësohen në këtë drejtim”, ka deklaruar ministri Vitia.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar Projektligjin për produktet medicinale.

Sipas Vitisë, Projektligji ka për qëllim rregullimin e kostos që barnave që ajo të jetë e përballueshme dhe edhe më lirë sesa në vendet e rajonit. Përmes këtij projektligji mundësohet që çmimi i një bari të jetë njësoj në çdo barnatore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera