Sport

Vëllai i Valon Berishës ftohet nga kombëtarja e Norvegjisë

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 16 November 2020

Veton Berisha, që është vëllai i futbollistit të kombëtares së Kosovës, Valon Berishës, ka pranuar ftesë nga kombëtarja e Norvegjisë, shkruan Gazeta inFokus.

Berisha, që është pjesë e Vikingut, klub ky që garon në ligën e parë norvegjeze, deri me tani më këtë kombëtare ka bërë 4 paraqitje dhe ka arritur të shënoj një gol.

Ai në fillim nuk kishte pranuar ftesë, por për shkak të rasteve me koronavirus ai është ftuar në grumbullim për sfidën kundër Austrisë, që luhet të mërkurën.

-Advertisement-

Norvegjia pozicionohet në vendin e dytë ne grupin 1 të Ligës B me 9 pikë, tri më pak se Austria që është në vend të parë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera