Kulturë

Vdes profesori Shyqri Nimani

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 22 June 2023

Është ndarë nga jeta, profesori dhe artisti Shyqri Nimani, shkruan Gazeta Infokus.

Fillimisht lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur i biri i tij, Agon Nimani, përmes një shkrimi në Facebook.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, shprehu ngushëllime familjes së profesorit të njohur.

“Do ta kujtojmë si një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë, që la prapa një karrierë të bujshme dhe gjurmë të thella artistike.

Teksa kujtojmë vetëm disa nga veprat e tij, si dorëshkrimin e artë në aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krijimin e logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës, e themi me gjithë zemër se prof. Nimani me meritë të plotë e të padiskutueshme ka zënë një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë”, ka shkruar Çeku./Gazeta Infokus/



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Refuzimi i ankesës për zhbllokimin e llogarive konfirmon procesin e udhëzuar qëllimisht dhe sulmin e organizuar ndaj klinikës “Zhan Mitrev”

Të tjera