Rozë

Vdes këngëtari i njohur në moshën 38 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 24 August 2020

Vdiq këngëtari i njohur në moshën 38 vjeçare.

Këngëtari dhe tekstshkruesi, Justin Townes Earle ka vdekur në moshën 38 vjeçare. Lajmi është konfirmuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” të dielën mbrëma.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë për vdekjen e djalit, bashkëshortit, babait dhe mikut tonë, Justin-it. Shumë prej jush e njihni muzikën e tekstet e tij dhe shpresojmë që këto të iu përcjellin në vitet në vazhdim. Do na mungosh Justin”, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

Djali i rokerit Steve Earle, u bë i famshëm në vitin 2007 me albumin debutues “Yuma”, transmeton rtv21.tv. Albumi më i fundit i Earle, “The Saint of Lost Causes”, u publikua në vitin 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera