Lajme

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 20 April 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Prizren është gjetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Infokus.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe mjekësore e ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

“Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”, dhe po vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera