Lajme

Vdekje e dyshimtë në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 08 March 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lipjan dhe më pas ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur të martën në Lipjan, në ora 12:50.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.

-Advertisement-

Sipas Policisë rasti mbetet për t’u hetuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera