Rozë

Vazhdon “lufta” midis Encës dhe Noizy-t (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 18 July 2017

Enca Haxhiu ka paralajmëruar sonte këngën e saj të re, të cilën e ka titulluar “Ciao”, por që duket se do të jetë një këngë “diss” për reperin Noizy dhe OTR

Burime të Express, shumë të afërta me këngëtaren bëjnë me dije, që brenda tekstit ka shumë “kunja” që i drejtohen Noizyit dhe OTR.

Fillimisht këngëtarja i tregon qartë Noizyit, se ajo famën e ka fituar vetë dhe jo me grupin OTR.

-Advertisement-

Këtë ajo e thotë në fillim të këngës ku thotë “Ata folin Blla Blla Blla, neve ja bëjmë ha ha ha ha, ti se din qa o, tani ta bojmë Ciao Ciao”.

Në këngën e re të Encës po ashtu thuhet, se ajo ka ftuar të gjithë ekipin e saj, duke filluar nga stilisti, menaxheri dhe ata që qëndrojnë pas saj. Kjo ka ardhur, pasi që Noizy disa herë ishte tallur me ekipin e Encës.

“Pjesa ku Enca qartë i bën diss Noizyit është kur thotë: Hey little boys, don’t make a noiz”, ka thënë ky burim.

Madje thuhet se Enca në këtë klip ka ftuar edhe fansa të shumtë të saj. Kënga pritet që të del më shpejt se është paralajmëruar. Këtë paralajmërim e ka bërë edhe vetë Enca me një video në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera