Lajme

Ukraina tërheq ushtarët nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 08 March 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar dekretin që iu bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit Andriy Sibiga, i cili e ka publikuar dekretin.

Ukraina ka një numër të ushtarëve që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

-Advertisement-

“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit ukrainës me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera