Ukraina ka një plan për kthimin e Jugut të vendit, e zbulon Ministri i Mbrojtjes
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/reznikov-600x3601-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
17:34 | 11 July 2022
Ukraina planifikon “një ushtri prej një milion vetash”, të pajisur me armë të NATO-s, për të luftuar në rikthimin e kontrollit në pjesën jugore të vendit, e cila është pushtuar nga ushtria ruse, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, raporton REL
Rikthimi i zonave përreth bregut të Detit të Zi është jetik për ekonominë e vendit, tha ai për gazetën britanike, The Times.
Komentet vijnë në kohën kur Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, po bën përparime në rajonin lindor të Donbasit.
Një sulm në një bllok banesash të dielën, pranë qytetit Kramatorsk, vrau së paku 18 persona.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve, që mund të jenë bllokuar nën rrënoja.
Reznikov tha se dërgesat e armëve nga Perëndimi duhet të përshpejtohen.
“Ne kemi nevojë për më shumë dhe më shpejt për t’u shpëtuar jetën ushtarëve tanë”, tha ai.
“Ne kemi afërsisht 700,000 veta në forcat e armatosura dhe kur shtoni gardën kombëtare, policinë, rojën kufitare, bëhemi rreth një milion”, tha Reznikov.
Megjithatë, ekspertët ushtarakë thanë se shifra duhet të merret me kujdes.
“Nuk do të jetë një forcë prej një milion vetash që do të kryejë kundërsulme”, tha për BBC-në Jack Watling, studiues i lartë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, në Londër.
Edhe Rusia, edhe Ukraina besohet se kanë humbur mijëra ushtarë në luftime, por shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Që nga nisja e luftës, Perëndimi është duke ndihmuar Ukrainën me armatim, ndërsa Rusinë e ka ndëshkuar me sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/sami1.jpg)
Të tjera
-
Thirrja e Përparim Ramës: Mos dilni, qëndroni në shtëpi
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rreshjeve të ...
-
Dita bëhet natë – shi, breshër dhe erëra të fuqishme “pushtojnë” Prishtinën
Prishtina është errësuar si pasojë e shiut, erërave e shtrëngatave që po vazh...
-
Konfirmohet vde kja e një personi në aksidentin e Mitrovicës
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të ...
-
Presidentja Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen në fushën e mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbr...
-
Bie breshër e shi i madh në Drenas
Pas temperaturave tejet të larta ditëve të fundit në Kosovë, sot pasdite në s...
-
E rëndë: Një tjetër aksident me fatalitet, vdes motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture, mot...
-
Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllagrazhd të Suharekës
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në...
-
Vd es në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë
Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë ve...
-
Rama njofton për një festival të ri me Vespa në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 sh...
-
Temperaturat e larta nuk i ndalin haxhilerët kosovarë që të vizitojnë vendet historike në Medinë
Sot, haxhilerët kosovarë, të prirë nga udhëheqësit e tyre, vizituan vendet hi...
-
“Partneri i jonë i kahershëm, Kosova”: Këshilltari i Lartë ushtarak amerikan viziton trupat e Gardës së Iowa-s në KFOR
“Partneri jon i kahershëm, Kosova”, thotë Këshilltari i Lartë ushtarak në Gar...
-
Kosovarët më të rinjt në Evropë, 31 vjet mosha mesatare
Kosovarët, për nga mosha mesatare, janë më të rinjtë në evropë, ndërsa kroatë...