Ukraina forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë

Autori: Gazeta inFokus
08:45 | 20 December 2022
Ukraina po forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri, tha një zyrtar qeveritar.
Zëvendësministri i Brendshëm, Yevhen Yenin, tha për BBC se Ukraina do të forcojë kufirin me Bjellorursinë me forca të armatosura dhe municione.
Lajmi erdhi teksa presidenti rus, Vladimir Putin, udhëtoi për në Minsk për të takuar homologun e tij bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.
Bjellorusia ndan kufirin me Rusinë dhe Ukrainën.
Lukashenka i tha Putinit se çështjet kryesore në raportet e tyre dypalëshe së fundi kanë qenë mbrojtja dhe siguria.
“Kohërat e vështira kërkojnë që ne të kemi vullnet politik dhe të përqendrohemi në arritjen e rezultateve në të gjitha temat e agjendës dypalëshe”, tha Lukashenka gjatë takimit me Putinin më 19 dhjetor.
Para takimit, zyra e Lukashenkës tha se dy zyrtarët do të bisedonin së bashku me ministrat e tyre të Integrimit, ndërkaq zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë spekulimet se Rusia do të kërkojë nga Bjellorusia që të hyjë në luftë kundër Ukrainës.
Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Bjellorusi për trajnime. Ekspertët kanë argumentuar se Moska po i përgatit këto trupa për një ofensivë të shkallës së gjerë në fillim të vitit të ardhshëm.
Ndërsa Bjellorusia nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftë, ajo lejoi trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur pushtimin në shkurt./rel

Të tjera
-
Ferizaj: 17-vjeçarja që u shpall e zhdukur vetëparaqitet në polici
17 vjeçarja, Ajtene Koka, e cila u shpall e zhdukur nga familja e saj është v...
-
Murati konsultohet edhe me “chat gpt” për “qeverinë tranzicionale”: Është ide skandaloze
Ministri në detyrë dhe deputeti i LVV-së, Hekuran Murati ka reaguar sërish nd...
-
Detaje: Kush qëndron pas shpërthimit në veturën e u.d. drejtorit të QKUK-së
Personi që kreu shpërthimin në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit t...
-
Lajm i mirë për zgjedhësit në Shqipëri, më 11 maj votohet edhe me dokumente identifikimi të skaduara
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar dy akte që i ha...
-
Nisë mbledhja e kryesisë së PDK-së, pritet të merret një vendim edhe për “qeverinë tranzicionale”
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e kryesisë së partisë, shkrua...
-
Parlamenti Evropian miraton rezolutë, kërkohet sërish heqja e masave ndaj Kosovës
Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën. Në këtë dokument kë...
-
Mediat serbe raportojnë se aeroplani i Vuçiqit është nisur nga Baku drejt Rusisë
Sipas informacioneve të fundit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka fluturuar...
-
Del para gjykatës i dyshuari për vr*sjen e vajzës në Prizren
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është duke u mbajtur seanca ndaj të dyshua...
-
Gjendet 17 vjeçarja në Ferizaj që ishte raportuar si e zhdukur
Është gjetur 17 vjeçarja që ishte raportuar si e zhdukur në Ferizaj. Zëdhë...
-
Arrestohet një person pasi dyshohet për shpërthimin e veturës së U.D drejtorit të QKUK-së
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin B.K. në Podujevë,...
-
AGK e dënon kërcënimin dhe pengimin e ekipit të Klan Kosova në Strellc
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ekipi i televizi...
-
Kantoni zviceran natyralizon më shumë se 400 shtetas të huaj brenda një dite
Parlamenti i Kantonit Valis u dha shtetësinë zvicerane 423 shtetasve të huaj ...