Caktohet seanca e rigjykimit në rastin e njohur si ’53-milionëshi’

Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 07 May 2025
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar datën 14 maj 2025 për nisjen e rigjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi” ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”.
Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, ngarkohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.
Caktimin e seancës së rigjykimit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi- zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve P.L. etj është caktuar të mbahet me datë 14 maj 2025, në ora 09.00”, thuhet në përgjigje.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar 2024 i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku): Pal Lekajn, Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin për rastin e njohur si “53-milionëshi”.
Sipas aktgjykimit të Themelores, Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.
Po ashtu, ndaj Berishës u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit,
“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar lidhur me përmbajtjen e vendimi të plotë të përpiluar nga Themelorja në Prishtinë, duke publikuar gjetjet e gjykatës nga mbrojtja e të akuzuarve dhe gjetjet nga deklaratat e dëshmitarëve. Po ashtu, edhe për gjetjet e Apelit.
Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”. /BetimipërDrejtësi/

Të tjera
-
E dhimbshme: Sot varroset 27-vjeçarja që humbi jetën në vetëaksident fatal në Kuzmin të Fushë Kosovës
Gazeta ka raportuar se një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzm...
-
Atentati në Durrës: Kamerat kapin momentin e vr*sjes së 29-vjeçarit
Kanë dalur pamje pak çaste pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dur...
-
Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari që u v*a në Durrës
Është publikuar fotoja e viktimës së atentatit të mbrëmshëm në qytetin e Durr...
-
Nura publikon foton e 27 vjeçares që vdiq në vetaksident: Zoti, para se ta merrte në paqen e tij, i dhuroi emrin më hyjnor “nënë”
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar fotografinë e 27 v...
-
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e Qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave
Është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të banimit të përballueshëm në...
-
S’pranohet në prova dëshmia e një dëshmitari në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria pretendonte për paaftësi mendore
Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...
-
Detaje të reja: Shqiptari që humbi jetën në Itali, u shtyp nga kamioni në një kantier ndërtimi
Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori shqiptar...
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuares për vjedhje
Stacioni Policor i Graçanicës ka shpallur në kërkim një grua të dyshuar për ...
-
Kurti në Podujevë s’iu përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, s’është përgjigjur në pyetjet rreth b...
-
“Mafia energjetike”, Hykmete Bajrami: Liberalizimi i tregut të energjisë do të rrisë faturat deri në 260% për mbi 1,300 biznese
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Ky është kosovari i arrestuar për plagosjen në Gjermani
Zyra e prokurorit publik të Halle, ka bërë të ditur se 46 vjeçari është lirua...
-
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundmi është kërcënuar me jetë. Në ...