Lajm i mirë për zgjedhësit në Shqipëri, më 11 maj votohet edhe me dokumente identifikimi të skaduara

Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 07 May 2025
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar dy akte që i hapin rrugën shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit për shtetasit me vendbanim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilave u ka skaduar ose u përfundon ky afat në datë 11 maj 2025.
“Miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese së të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 – shtyhet deri në datën 31 maj 2025”, njofton Ministria e Brendshme.
Vendimi vjen 24 orë pasi Partia Demokratike, përmes Oerd Bylykbashit kërkoi zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, për të lejuar në këtë mënyrë edhe 466 mijë qytetarë që nuk kanë një dokument të vlefshëm të votojnë ditën e diel, raporton A2CNN.
Ndërkohë, në muajin shkurt u miratuan Aktet Normative, që i hapën rrugë shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve edhe për shtetasit shqiptarë në diasporë, që për herë të parë votojnë në zgjedhje, përmes postës.
Ministria e Brendshme bën me dije se në bashkëpunim me KQZ, institucionet e varësisë, si shërbimin e Gjendjes Civile, apo agjencitë e tjera, ka ndërmarrë të gjitha masat në përmbushje të detyrimeve ligjore, për të siguruar që procesi zgjedhor i 11 Majit të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa për qytetarët jashtë dhe brenda kufijve.
Në komunikatë bëhet me dije se Policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar për të përballuar me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, duke zbatuar me korrektësi ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor.

Të tjera
-
Gjinekologu Veliu u godit në kokë me një mjet metalik
Mbrëmë, rreth orës 21:30, gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar nga një perso...
-
“Emocionalisht jam e vdekur”, historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj
Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musle...
-
Ujësjellësi i kryeqytetit intervenon sot në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e saj sot...
-
Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sul*me ndaj emigrantëve
Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule t...
-
Deputeti kosovar në Zvicër pas intervistës së Kurtit në RTK: Ai ka përfunduar politikisht, tashmë ka hyrë në fazën e rënies së shpejtë
Intervistën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Radio Telev...
-
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
Ambasada e Italisë në Kosovë ka një njoftim me rëndësi mbi procesin e votimit...
-
Gjithçka gati në “San Mamés” për finalen e madhe angleze të Europa League
Stadiumi “San Mamés” në Bilbao të Spanjës është veshur me ngjyrat e f...
-
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut i shkon në shtëpi Behgjet Pacollit
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka qenë mysafir i kryetarit të...
-
Aksidentohet urbani i linjës së aeroportit, bllokohet trafiku tek Zona Industriale (PAMJE)
Bllokim trafiku është shkaktuar sot tek Zona Industriale drejt Prishtinës, si...
-
Rrëmbim në mesnatë në Fushë Kosovë – E mitura merret me forcë nga katër persona, nëna e saj lëndohet gjatë përpjekjes për ta ndihmuar
Ngjarje të rënda që përfshijnë fëmijët vazhdojnë të tronditin opinionin publi...
-
Gjobat e fushatave për zgjedhje, KQZ-ja do t’ua ndalojë mjetet partive nga Fondi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në ...
-
Policia nis hetimet për dje*gien e kamionit në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë
Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë...