Uji i turbullt në Deçan, a ka vend për shqetësim? MSH del me njoftim të rëndësishëm
Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 15 May 2022
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me sot me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” në Pejë janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit, pas shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.
Siç njofton MSH-ja, nesër dhe pasnesër do t’i kemi edhe analizat bakteriologjike të këtyre mostrave.
Po ashtu, MSH njofton se nuk ka vend për shqetësim.
Njoftimi i plotë:
Sot, Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga IKShPK se, me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” (ujësjellësi) në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit, nisur nga shqetësimi se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave. Janë bërë analizat fiziko-kimike, nesër dhe pasnesër do t’i kemi edhe analizat bakteriologjike të këtyre mostrave.
Në koordinim me ministrin e pushtetit lokal – z. Elbert Krasniqi, Zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka komunikuar me kryetarin e komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, për t’u informuar për nga më afër.
Gjithashtu, MSh është në kontakt të vazhdueshëm edhe me IKShPK edhe me Zyrën rajonale të IKShPK në Pejë dhe me Ministrinë e Ekonomisë – dikasterin përkatës qeveritar, që i mbulon ndërmarrjet e ujësjellësëve.
Nuk ka vend për shqetësim, MSh është në komunikim të vazhdueshëm me instancat përkatëse. Nesër, bashkë me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, zyrtarë të MSh-së do të jenë në Pejë, tek qendra rajonale e IKShPK-së dhe në Deçan, ku do të takohet me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues tëv QKMF-së atje.
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...