Rozë

U nda nga aktori i famshëm turk? Gazetarja italiane kapet mat me djalin e presidentit të Romës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 27 April 2021

Gazetarja e njohur e sportit në Itali, Diletta Leotta, është bërë sërish protagoniste e lajmeve rozë ditët e fundit.

Ajo është kthyer në një nga femrat më të përfolura të shoëbizit momentalisht, për shkak të një lidhje të mundshme mes saj dhe djalit të presidentit të Romës, Ryan Friedkin.

Këto dyshime janë ngritur fill pas fshirjes së fotove nga rrjetet sociale me aktorin Can Yaman.

-Advertisement-

Media italiane, “Dagospia” raporton se Dilerta dhe Ryan janë parë në një hotel së bashku dhe kjo na nxitur thashethemet se mes tyre po nis një lidhje dashurie.

Edhe pse nga gazetarja akoma nuk kemi marrë një konfirmim për ndarjen nga aktori Can Yaman, mediat italiane flasin me bindje se ajo e ka lënë Can për Ryan Friedkin.

Më herët kemi parë në media Yaman dhe Leotta teksa përjetonin historinë e tyre të dashurisë në distancë për shkak se aktori jeton në Turqi ndërsa gazetarja sportive në Milano, por që udhëton shpesh për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

Nuk kemi asnjë reagim nga asnjëri prej protagonistëve, pra nga Diletta Leotta, Can Yaman dhe Ryan Friedkin, lidhur me atë çka flitet për ta, por na mbetet vetëm të presim çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera