Lajme

Turqia dorëzohet, i jep Shqipërisë të gjithë tapitë dhe tahiret e perandorisë

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 03 June 2017

Sipas drejtorit të Arkivit Qendror të Shqipërisë Ndoji, është duke u negociuar me arkivat osmane për t’u marrë tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare gjatë periudhës osmane.

Dhe pse duhet thënë se me ndryshimin e kohës këto tapi kanë ndryshuar, ato me patjetër do kenë rëndësi për karakterin studimor të asaj periudhe, që duhet thënë se ha shumë vend diskutimi. Pronat në Shqipëri janë thembra e Akilit e disa qeverive, e këto regjistra kuptohet se nuk e zgjidhin, por ato do japin në kohë të vjetra, realisht pronarët e tyre.

Ndërkohë plot 2 dy vjet i është dashur drejtorit të arkivave shqiptare, Gjet Ndoj, t’i mbush mendjen autoriteteve turke për t’i dhënë Shqipërisë 57 tahiret (regjistra). Regjistrat, si quhen sot, janë pjesë specifike e 980 syresh për të gjithë perandorinë dhe që përmbajnë të dhëna bazike për vendin.

-Advertisement-

Së fundmi, në një takim në Stamboll, mbështetur edhe nga TIKA, struktura turke për promovimin e kulturës vendase, drejtori shqiptar ka pasur mirëkuptimin e palës turke dhe respektivisht Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ugur Unal dhe nëndrejtorit z. Sebahattin Bayram, që kanë krijuar lehtësirat për fillimin e hartimit të modaliteteve nga ku duhet të fillohet nga puna me shfrytëzimin e arkivave për dokumentet e tjera historike. Ndërkohë që të dy vendet do të shkëmbejnë specialistët në mënyrë që të krijohet një trafik shkëmbimi elektronik i materialeve, si edhe për t’u hapur studiuesve një rrugë të re dhe shumë efikase por edhe bashkëpunimin e ndihmën reciproke.

“Secili regjistër syresh arrin deri në 400 faqe dhe ka të dhëna interesante për trevat e shqiptarëve. Ato tashmë janë pjesë e arkivit tonë dhe shumë shpejt do të fillojë përgatitja dhe përpunimi i tyre”, thotë Ndoj, shkruan KultPlus.

Perandoria Osmane ka një trashëgimi të tërë prej 980 regjistrash në të gjitha trevat deri ku arriti në lulëzimin e vet, që do të thotë në gati katër kontinente..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera