Sport

Trajneri i Werder Bremenit ka disa fjalë për formën jo të mirë të Rashicës

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 16 November 2020

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, që nga lëndimi i pësuar në muajin shtator nuk po arrinë ta gjejë formën e dikurshme, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica ka një muaj që është kthyer nga lëndimi, por nuk po gjënë ritmin që kishte para lëndimit.

Ai nuk ka arritur akoma të shënoj gol në ndeshjet e zhvilluar javëve të fundit.

-Advertisement-

Lidhur më formën jo të mirë të sulmuesit vushtrrias ka folur edhe trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeld.

Ai ka thënë se Rashica po gjënë ritmin ngadalë, por nuk ka më arsye që të justifikohet për formën fizike.

“Ai po e gjen ritmin ngadalë, pati edhe 70 minuta kundër St. Paulit në miqësore. Fizikisht, nuk do të ketë më arsye për askënd që të justifikohet. Për të kjo ndeshje shërbeu mirë për tu përgatitur”, u shpreh Kohfeldt.

Rashica i mungoi Kosovës për ndeshjet e tetorit dhe ato të nëntorit, pasi klubi gjermani nuk lejoi grumbullimin e tij për shkak të koronavirusit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera