Sport

Trajneri i Besës tregon se ku ishte gabimi pas humbjes nga Llapi

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 13 March 2021

Besa u mposht nga Llapi me rezultat të thellë 4-1, në duelin që u zhvillua sot në kuadër të javës së 25-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Besës, Leutrim Krasniqi, i cili tha se pranimi i shpejt i golave ua bëri të pamundur të mbanin nivelin e lojës.

“Llapi e deshti më shumë fitoren dhe e arriti. U munduam të jemi në nivel të lojës, por pësimi i golave të shpejtë po e bënë të pamundur këtë gjë. Po pranojmë gola të lehtë dhe po thehemi si skuadër. Goli i tretë i pranuar, pasi që kishim shënuar na rëndoi psikologjikisht dhe më pas e kishim të vështirë për t’u kthyer në lojë”, deklaroi Krasniqi.

-Advertisement-

Besa vazhdon të jetë në vendin e fundit në tabelë me vetëm shtatë piëk të arkëtuara deri me tani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera