Lajme

Trajkoviq: Jam ndalur nga policia serbe Merdarë, nuk po më lejohet hyrja në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 15 December 2022

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

“Sapo më ndaluan në vendkalimin administrativ Merdare. Jam larguar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Ajo shtoi se ka udhëtuar për t’u takuar me përfaqësues të zyrës greke në Kosovë dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

-Advertisement-

“Lus që të mundësohet liria e lëvizjes”, ka apeluar Rada Trajkoviq në një postim në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që politikania serbe nga Kosova njihet si një kritike e ashpër e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim tjetër ka precizuar se ndalimi i është nga policia serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera