Sport

Tottenhami i Mourinhos humbet edhe nga Brightoni

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 31 January 2021

Pas humbjes nga Liverpooli, Tottenhami ka pësuar disfatë edhe nga Brightoni, shkruan Gazeta inFokus.

‘Spurs’ janë mposhtur në udhëtim me rezultat minimal 1-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 21-të në Premierligë.

Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar mesfushori belg, Leandro Trossard.

-Advertisement-

Trossard shënoi në minutën e 17’ për tri pikë shumë të rëndësishëm për Brightonin.

Pas kësaj fitoreje Brightoni renditet i 17-ti me 21 pikë, ndërsa Tottenhami mbetet i 6-ti me 33 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera