Lajme

Tomë Gashi: Prokuroria Speciale duhet të tregoj të vërteten – pa manipulime

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 12 April 2022

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të tregoj të vërteten dhe pa manipulime në rastin e Astrit Dehari, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se prokuroria po bën hapa të gabueshëm në hetimin e rastit të Deharit.

“Qëllimisht apo rastësisht bën hapa të gabueshme në rastin e hetimit te vrasjes se Astrit Deharit, ajo ka publikuar një komunikate për media me komente të veta para se të ju dërgoj kopje të ekspertizës shtesë të Institutit Zviceran fillimisht familjes së Astrit Deharit si dhe mua si përfaqësues ligjorë i familjes Dehari”, ka shkruar Gashi.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se prokuroria duhet të tregoj fillimisht se a kanë marrë gjurmë të ADN-së nga të burgosurit që kanë qenë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 05.11.2016.

“Prokuroria per te mos e manipuluar opinionin do te duhet fillimisht te tregoj se a kane marre gjurme te ADN- se nga te burgosurit qe kane qene ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren me 05.11.2016, a kane marre gjurme te ADN- se i gjithe stafi i Qendres se Paraburgimit ne Prizren, a kan mare gjurme te ADN-se nga ana e gardianeve dhe policeve te cilet Astrit Deharin e kane nxjerre te gjalle – me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimig ne Prizen dhe te vdekur – pa shenja jete e kane derguar ne spitalin rajonal te Prizrenit”, ka shkruar Gashi.

Ndërkaq, tha se rasti i Astrit Deharit nuk duhet të keqpërdoret nga askush dhe më së paku nga Prokuroria Speciale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera