Lajme

Tmerrohet Italia, pamje të frikshme nga tornadoja

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 20 August 2022

Një tornado mori para gjithçka pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë.

Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg.

Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera