Tjetër sulm me raketa ndaj një baze amerikane në Irak – reagon Shtëpia e Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 15 January 2020
Një bazë e ushtrisë amerikane në Irak e cila ishte në shënjestër të një sulmi rakete mbrëmë, është gjithashtu vendndodhje edhe për 200 personel britanikë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin me raketa Katyusha në Camp Taji, në veri të Bagdadit.
Për dallim nga raketat balistike që Irani gjuajti në dy bazat amerikane në Irak javën e kaluar, raketat Katyusha të bëra nga sovjetikët kanë një gamë më të shkurtër dhe u përshkruan si një “sulm më i vogël”, sipas një zëdhënësi ushtarak të koalicionit.
Gjithashtu, për fat të mirë nuk është raportuar për ndonjë viktimë.Kjo është bërë e ditur edhe nga koloneli Myles Caggins III, i cili ka shkruar në Twitter: “Asnjë trupë e Koalicionit nuk u prek nga ky sulm i vogël në Bazën Taji”.
Reagimi ka ardhur edhe nga Shtëpia e Bardhë.
Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, dënoi sulmin me raketa, duke shkruar: “I indinjuar nga raportet për një sulm tjetër me raketa në një bazë ajrore irakiane. Unë lutem për shërimin e shpejtë të të plagosurve dhe i bëj thirrje qeverisë së Irakut t’i mbajë përgjegjës ata që janë përgjegjës për këto sulme.
Këto shkelje të vazhdueshme të sovranitetit të Irakut nga grupe jo besnike ndaj qeverisë së Irakut duhet të mbarojnë”.Sulmet vijnë mes rritjes së tensioneve në rajon, pasi presidenti Trump urdhëroi një sulm me dron, i cili vrau gjeneralin iranian Qasem Soleimani më 3 janar.
Presidenti Trump tha se Soleimani ishte duke ‘zhvilluar në mënyrë aktive plane për të sulmuar diplomatët amerikanë dhe anëtarët e shërbimit në Irak dhe në të gjithë rajonin’.Si përgjigje, Irani gjuajti një numër raketash balistike në dy baza të ushtrisë amerikane në Irak, në të cilat nuk raportohet për viktima.
Zyrtarët kanë shprehur shqetësimin se Irani do të rrisë përdorimin e forcave në Lindjen e Mesme për të synuar trupat e koalicionit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...