Sport

Tifozët kërkojnë diçka për Grezdën

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 23 November 2018

Dy gola dhe një asistim dy javë më parë në Skoci, kanë bërë që Eros Grezda të fitojë zemrat e tifozëve të Rangersit.

Sulmuesi i krahut i Kombëtares shqiptare, arriti të gjente rrjetën në ndeshjen kundër Motherwellit në kampionat, duke u çliruar psikologjikisht.

Ai konfirmoi besimin e trajnerit Steven Gerrard, por njëkohësisht është bërë dhe futbollisti, që tifozët e Rangersit kërkojnë t`a shohin sërish në fushën e lojës si titullar. Kështu, në rrjetet sociale, tifozët e Rangersit kërkojnë që 23-vjeçari, të jetë titullar gjatë ndeshjes të së shtunës, që Rangers do të luajë në stadiumin “Ibrox” kundër Livingstone, skuadrës ku aktivizohet sulmuesi tjetër i krahut i Kombëtares shqiptare, Egli Kaja.

-Advertisement-

Gjasat janë që Grezda të jetë titullar me Rangersin. Rayan Kent, është duke vuajtur një dëmtim, dhe pritet që në fushë rikthehet gjatë muajit dhjetor. Një rival brenda skuadrës është Daniel Candeias, që në ndeshjet e fundit është rikthyer te goli dhe ky gjithashtu gëzon besim.

Gjithsesi tifozët kërkojnë të shohin Grezdën në fushën e lojës si titullar, duke i dhënë atij më shumë besim nga trajneri Steven Gerrard. Gjakovari luajti dy ndeshjet e fundit ndërkombëtare me Shqipërinë si titullar, në humbjen 4-0 ndaj Skocisë, ku pati kundër dhe disa shokë të Rangersit, si dhe në fitoren 1-0 ndaj Uellsit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera