Lajme

Theret me thikë një person në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 09 January 2023

Një person në Podujevë është sulmuar fizikisht nga tre të tjerë, ku njëri prej tyre e ka therur me thikë në krahëror.

Policia bën të ditur se ai më pas është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Në lidhje me këtë rast, është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe as intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri nga të dyshuarit e ka qëlluar me thikë në kraharor viktimën. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera