Rozë

Tetovarja që po çmend meshkujt me linjat e saj trupore (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 18 July 2017

Bëhet fjalë për Albina Misimin nga Tetova. Ditëlindja e saj tregon që ajo është vetëm 18 vjeçe, por rrallëkush beson pasi që sheh vijat e saj trupore. Ajo filloi të merret me fitnes 2 vjet më parë, ndërsa tani është simbol i asaj se si duhet të duket një femër. Albina thotë se gjithçka ka qenë e rastësishme dhe se nuk e kishte menduar ndonjëherë më parë se do të arrinte në këtë drejtim.

”Të them të drejtën ka qenë rastësi dhe nuk kam menduar ndonjëherë se do jetë pjesë e jetës sime. Ka gati se dy vite e gjysmë që kam filluar të merrem më fitnes. Sa më shumë që shkoja në ushtrime, aq më shumë rritej dëshira për të vazhduar. Pra gjithçka filloi rastësisht, ndërsa tani nuk mund ta imagjinoj një ditë të vetme pa shkuar në palestër”, tha Albina Misimi. Ushqimin Albina e sheh si pjesën më të vështirë në fitnes por ajo tregon se për këtë gjë kujdeset vetë.

“Konsumoj lloje të ndryshme ushqimesh, vetëm se me masë të caktuar. Këtë jam duke e praktikuar që kur kam filluar të ushtroj. Po e përdor vetëm si “diet-plan’ dhe kam pasur shumë sukses në formimin e trupit. Nuk jam konsultuar me asnjë nutricionist sepse kam arritur që të siguroj informata të mjaftueshme nga ueb-faqet e huaja për dieta të ndryshme”, tha Albina Misimi. Ajo porositi që rinia më shumë t’i përkushtohet sportit, jo vetëm për shkak të dukjes por edhe për shkak të benefiteve shëndetësore.

-Advertisement-

“Unë i këshilloj të gjithë të rinjtë të merren me fitnes, për shkak se ja vlen jo vetëm për perfeksionimin e linjave trupore por për shëndetin, i cili është më me rëndësi”, shtoi Albina Mismi. Pavarësisht moshës, talenti ia mundësoi Albinës që të bëhej një trajnere për fitnes qëkur ishte 17 vjeçe. Por për shkak të studimeve, ajo tani arrin që të gjejë kohë vetëm për stërvitjet ditore, ndërsa thotë se pas studimeve do të kthehet përsëri si trajnere fitnesi. (INA)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera