Kupa e Botës 2022

Tension dhe frikë, Kombëtarja europiane shoqërohet në Katar nga dy avionë F-16

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 18 November 2022

Polonia po kalon një moment të vështirë në aspektin politik. Ditën e martë, një raketë që mendohet se është prodhuar nga Rusia goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Dy persona humbën jetën, tensioni është rritur dhe kryeministri polak thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë kombëtare për shkak të një situate krize siç e cilësoi ai ngjarjen.

Akoma nuk dihet nëse shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase apo një raketë ruse në të njëjtën ditë kur Rusia lëshoi dhjetëra raketa në Ukrainë.

-Advertisement-

Polonia është shtet i NATO-s, ndërkohë që ushtria është vënë në gatishmëri. Kombëtarja ka fluturuar drejt Katarit, aty ku do të garojë në Kupën e Botës në grupin C me Argjentinën, Meksikën dhe Arabinë Saudite.

Kombëtarja polake u shoqërua për arsye sigurie nga dy avionë luftarakë F-16 gjatë rrugës për në Katar, veprim që është pritur mirë nga Robert Lewandowski me shokë, të cilët takimin e parë në Kupën e Botës do e luajnë ndaj Meksikës (22 nëntor, 17:00).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera