Rozë

Telashet s’kanë të ndalur për aktorin turk, përveç burgut ai mori edhe këtë dënim

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 18 May 2018
Çağatay Ulusoy është njëri nga aktorët më të kërkuar nga kinematografia turke.

Ditë më parë, në mediet turke kishte bërë bujë lajmi për arrestimin e tij dhe aktores shqiptare, Gizem Kacara, pasi u janë gjetur lëndë narkotike, shkruan lajmi.net.

Siç raportojnë mediet turke, dy aktorët janë dënuar me katër vjet e dy muaj burg, por ka gjasa që dënimi të ulet.

Megjithatë, hallet nuk përfunduan me kaq për aktorin Çağatay Ulusoy, sipas “CNNturk” regjisori i serialit ku ai po luante rolin e Sarpit, ka ndërprerë bashkëpunimin me aktorin.

-Advertisement-

Kujtojmë që një prej filmave ku Ulusoy kishte fituar famë të madhe edhe jashtë trojeve të Turqisë, ishte “Delibal”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera