Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 21 July 2022

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në rrugën Xhavit Ahmeti në Prishtinë pasi që ka shtënë me armë zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit, Policia e Kosovës ka konfiskuar armën pushkë e gjuetisë dhe katër gëzhoja.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, ku pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma-pushkë e gjuetisë dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera