Uncategorized

“Të kishe marrë një në moshën dhe ngjyrën tënde”, aktorja e njohur i kthen një përgjigje të mirë ndjekësit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 01 June 2021

Disa muaj më parë aktorja e njohur, Adriana Matoshi, vendosi që të bënte publike lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre.

Adriana dhe Keith herë pas here ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Edhe pse lidhja e tyre po jetohet në distancë, duke qenë se Ardiana jeton në Kosovë dhe Keith shumë larg saj, ata janë shumë të dashuruar.

Futbollisti vjen herë pas here për t’u takuar me Ardianën apo i dërgon dhurata të ndryshme për ta mbajtur gjallë dashurinë mes tyre. Së fundmi, aktorja ka publikuar një foto në “Instagram” ku shihet e lumtur në krahët e Keith.

-Advertisement-

Të shumtë kanë qenë ato që i kanë komplimentuar, por nuk kanë munguar as kritikat. “Nuk është në edukatën time të paragjykoj, po të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianet që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshe të re, po marrin moshat përkatëse që janë, sikur të kenë dhe 2-3 divorce në jetë”, i ka shkruar ndjekësi.

Nga ana tjetër, Adriana nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet dhe e ka krahasuar dashurinë e saj me futbollistin e ka krahasuar si të Muhamedit dhe gruas së tij.

“Muhammedi (alejhi selam) e ka pasur gruan më të vjetër se Ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashke”, shkroi Matoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera