Të burgosurit politikë në Bjellorusi janë në gjendje shumë të rëndë

Autori: Gazeta inFokus
21:02 | 02 December 2022
Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) tha të premten se gjendja e të burgosurve politikë në Bjellorusi është shumë e rëndë.
Kjo shoqatë kërkoi që mjekë të pavarur ta vizitojnë anëtaren e burgosur të opozitës, Maria Kolesnikova.
Opozitarja 40-vjeçare, një nga emrat më të njohur të opozitës bjelloruse, është dënuar me 11 vjet burgim në shtator të vitit 2021.
Sipas IGFM-së, në Bjellorusi janë aktualisht rreth 1.400 të burgosur politikë.
Selia e kësaj shoqate, e cila është e vendosur në qytetin gjerman, Frankfurtit, i bëri thirrje ministrisë së Jashtme gjermane për të mbështetur kërkesën e tyre për vizitë tek Kolesnikova.
Përveç kësaj, ata kërkuan që babai dhe avokati i saj të lejoheshin ta vizitonin atë.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, shkroi në Twitter se regjimi në Minsk duhet të garantojë shëndetin e opozitares bjelloruse dhe ta lirojë atë.
“Angazhimi i saj ndaj demokracisë nuk është krim” tha Baerbock.
Kolesnikova ishte një ndër drejtueset e protestave mbarëkombëtare kundër zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vitit 2020, në të cilat presidenti Alexander Lukashenka e shpalli veten fitues.
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, e cila u detyrua të largohej nga vendi, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha në shtator se Rusia nuk e sheh as Bjellorusinë e as Ukrainën si shtete të pavarura dhe sovrane.Sipas saj, të dyja vendet duhet të luftojnë së bashku për të mbrojtur ekzistencën e tyre.
Lukashenka është një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e ka mbështetur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Moska.
Tsikhanouskaya tha deklaroi atëherë se Lukashenka duhej ta mbështeste Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, sepse Putini e mbështeti atë pas protestave masive kundër pretendimit të tij për fitore në zgjedhjet e manipuluara të vitit 2020.
Vendet perëndimore e kanë dënuar Bjellorusinë, ashtu si Rusinë, me një listë gjithnjë e në rritje sanksionesh të ashpra financiare në përgjigje të luftës së Kremlinit kundër Ukrainës dhe për përpjekjet e Bjellorusisë për të ndihmuar pushtimin rus.

Të tjera
-
Mbi 70 persona të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas
Së paku 78 persona u konfirmuan të vdekur në Teksasin qendror, ndërsa 41 të t...
-
Sot deputetët mblidhen në përpjekjen e 43’të për të konstituar kuvendin
Sot, për të 43-tën herë, deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të konstitua...
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...