Lajme

Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, PSD-ja sot mban aksion simbolik

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 27 February 2023

Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Ky aksion simbolik pritet të zhvillohet pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu” në orën 13:00.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

-Advertisement-

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth këtij takimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera