Takimi i Escobarit me liderët opozitarë e fut në paranoja Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 24 August 2022
Kryeministri Albin Kurti është kthyer sot në 2:30 të mëngjesit nga udhëtimi që e kishte nisur javën e kaluar kishte shkuar në Bruksel për takim me Vuçiqin. Në mungesë të tij, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar shtyn përpara agjendën duke realizuar darka e takime me liderët e opozitës dhe presidenten Vjosa Osmani që ishte në Kosovë. Por, Kurti që doli sot në konferencë për media u pa që nuk i kishte pëlqyer takimi i Escobar me opozitën.
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, dje ka arritur në Kosovë. Zyrtari i Ëashingtonit ishte kujdesur që t’i ftonte për një darkë në rezidencën e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë tre liderët e partive opozitare në Kosovë, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.
Ky takim i emisarit amerikan me treshen opozitare ka ardhur pas takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, takim i cili përfundoi pa sukses për çështjet që ishin ngritur.
Kjo lëvizje e Escobarit dhe takimi me liderët e partive opozitare e ka futur në paranoja kryeministrin Albin Kurti, i cili pyetjen që iu bë pikërisht për këtë takim në konferencë pas mbledhjes së qeverisë e shfrytëzoi për ta ngacmuar emisarin amerikan.
Kurti ka thënë se në takimin me Escobarin do të kujdeset ta pyes se si ka kaluar në takim dhe si janë opozita. Pastaj paralajmëroi edhe takim me krerët e opozitës gjatë këtij muaji.
“Është e vërtetë që unë s’e kam takuar opozitën, prej që Kuvendi ka shkuar në pushim veror. E pash dje që përveç meje edhe z.Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën. Edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Dhe do ta pyes z. Escobar se qysh ka kalu me opozitën, si është opozita si e kemi opozitën”, ka thënë sot shefi i Qeverisë kur u pyet për takimin e Escobar me partitë opozitare.
Lidhur me darkën e Escobar me opozitën dje gjatë ditës kishte bërë një reagim edhe Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes, duke pyetur nëse opozita do ta njoftojnë Escobarin se “duan rrëzimin e Kurtit”.
“A do t’i njoftojë opozita Ecobarin dhe Lajçakun, in personae, se janë po aq të vendosur sa Lista serbe dhe njëkohësisht me serbët e veriut, pra mbas 1 shtatorit, ta rrëzojë qeverinë Kurti bashkë me kërkesat që e kanë acaruar situatën, domethënë Vuçiqin?Të presim e të shohim!”, ka shkruar Feraj.
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...