Tahiri priti në takim studentët e Universitetit Clemson nga SHBA-j
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 23 May 2017
Ministrja për Dialog në detyrë, Edita Tahiri priti në takim studentët nga Universiteti Clemson të Karolinës së Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij universiteti z. Vladimir Matic.
Ministrja Tahiri tha se Kosova është shembull i krijimit të një shteti të ri në botë, e cila është e sigurt drejt një të ardhme euroatlantike. “Lufta jonë për pavarësi ka qenë një luftë e drejt që u kuptua dhe u mbështet nga aleati jonë kryesor, SHBA-ja, shteti nga vini ju dhe ne falënderojmë popullin amerikan dhe qeverinë amerikane që na ndihmoi në rrugën tonë të pavarësisë dhe demokracisë”, theksoi ministrja Tahiri, duke njoftuar më tutje studentët për periudhat e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar krijimi i shtetit të Kosovës, përfshirë këtu periudhë e çlirimit, përpjekjet njëshekullore për liri dhe vetëvendosje të shumë gjeneratave dhe rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur, me të cilat iu dha fund shtypjes së popullit shqiptar, duke gëzuar lirinë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Ministrja Tahiri theksoi se në kuadër të proceseve të përfundimit të Luftës së Ftohtë, e cila krijoi perspektiva për popujt e shtypur, ne i dhamë fund hegjemonisë, sistemit totalitar dhe shtetit artificial të ish-Jugosllavisë, ndërsa u treguam vizionar duke u pozicionuar përkrah shteteve perëndimore, duke ndërtuar aleancën historike me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.
Ministrja Tahiri më tej theksoi se periudha e pasluftës ishte periudhë e përqendrimit tonë në ndërtimin e shtetit, në fillim si një protektorat ndërkombëtar dhe që nga 17 shkurtit 2008 si shtet i pavarur dhe sovran, i cili përparoi si në drejtimin e funksionalitetit, ashtu edhe të integrimeve euroatlantike. “Kosova sot është në rrugën zyrtare të integrimit evropian, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabizim Asociimit me Bashkimin Evropian, kemi vendosur lidhje speciale me NATO-n, 114 vende kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe Kosova është anëtare e plotë në shumë organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, theksoi ministrja Tahiri, duke njoftuat edhe më tej studentët rreth përkushtimit për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, mirëqenien sociale, krijimit të një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët, i cili do të garantojë të drejtat e secilit dhe të zhvillimit të kapitalit njerëzor, duke pas parasysh se Kosova gëzon me një rini të shkolluar dhe potenciale të mëdha ekonomike.
Gjithashtu në këtë takim ministrja Tahiri foli për rolin e Kosovës në paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë, duke thënë se Kosova ka dëshmuar të jetë një partnere për paqe dhe partnere euro-atlantike për sfidat globale të sigurisë, ato të tashmet dhe ato që mund të vijnë në të ardhmen.
Ministrja Tahiri, ju përgjigj pyetjeve të shumta që shtruan studentët e universitetit Clemson të SHBA-ve.
Profesori Matic në fund të takimit falënderoi ministren Tahiri për fjalën e saj me ç’rast tha se ligjërata do të kontribuoj për rritjen e njohurive të studentëve të Univeristit Clemson për këtë pjesë të botës.
Të tjera
-
Thirrja e Përparim Ramës: Mos dilni, qëndroni në shtëpi
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rreshjeve të ...
-
Dita bëhet natë – shi, breshër dhe erëra të fuqishme “pushtojnë” Prishtinën
Prishtina është errësuar si pasojë e shiut, erërave e shtrëngatave që po vazh...
-
Konfirmohet vde kja e një personi në aksidentin e Mitrovicës
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të ...
-
Presidentja Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen në fushën e mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbr...
-
Bie breshër e shi i madh në Drenas
Pas temperaturave tejet të larta ditëve të fundit në Kosovë, sot pasdite në s...
-
E rëndë: Një tjetër aksident me fatalitet, vdes motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture, mot...
-
Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllagrazhd të Suharekës
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në...
-
Vd es në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë
Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë ve...
-
Rama njofton për një festival të ri me Vespa në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 sh...
-
Temperaturat e larta nuk i ndalin haxhilerët kosovarë që të vizitojnë vendet historike në Medinë
Sot, haxhilerët kosovarë, të prirë nga udhëheqësit e tyre, vizituan vendet hi...
-
“Partneri i jonë i kahershëm, Kosova”: Këshilltari i Lartë ushtarak amerikan viziton trupat e Gardës së Iowa-s në KFOR
“Partneri jon i kahershëm, Kosova”, thotë Këshilltari i Lartë ushtarak në Gar...
-
Kosovarët më të rinjt në Evropë, 31 vjet mosha mesatare
Kosovarët, për nga mosha mesatare, janë më të rinjtë në evropë, ndërsa kroatë...