Lajme

Tahiri për takimet e Kurtit: Papërgjegjësi dhe arrogancë jashtëzakonisht e madhe

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 30 May 2022

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pyetur nga gazetarët nëse kanë kërkuar që të mbajnë takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Tahiri ka thënë se akoma nuk kanë bërë një kërkesë të tillë.

“Nuk ka si të jetë ndryshe kur një kryeministri që me javë të tëra nuk gjendet në shtetin e Kosovës, pa dyshim që presim të reflektoj dhe presim që të raportojmë në Kuvendin e Kosovës, për të gjitha takimet që ka pasur në veçanti për Serbinë, por akoma nuk kemi bërë një kërkesë të tillë”.

Tutje, ai është shprehur se nga këto takime kanë parë vetëm papërgjegjësi të kreut të ekzekutivit.

-Advertisement-

“Ne e kemi pritur zotin Kurti për të gjitha takimet që ka pasur në Berlin dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani e kemi parë një papërgjegjësi dhe një arrogancë jashtëzakonisht të madhe të zotërit Kurti”.

Tahiri, bëri të ditur se vazhdimi i seancës do të jetë të enjten, ndërsa seanca e re të hënën ku do të diskutohet për Trustin.

“Meqenëse kryesia nuk kishte kuroum që të përcaktojë seancat e radhës u dakorduam që vazhdimi i seancë ta kemi ditën e hënë dhe do ta përcaktojmë edhe rëndin e ditës, ku do të trajtohet çështja e trustit që t’iu jepet e drejta qytetarëve të kenë të drejta në këto mjete”.

Ai këtë pikë e konsideron si njërën ndër pikat më të rëndësishme.

“Kemi pësuar rritje çmimesh në secilin produkt. Dhe konsiderojmë që kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha ai.

Në raport me SHBA-të, Tahiri potencoi se Qeveria Kurti në dy qeverisjet ka bërë gabime të mëdha.

“Qeveria Kurti ka bërë disa gabime trashanike në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëra nga to është çështja e gazit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera