Kulturë

Sunny Hill Festival bëhet gati për hapësirën e re, edicioni i radhës në gusht 2024

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 31 May 2023

Sunny Hill Festival është duke u bërë gati për hapësirën e re dhe sipas një njoftimi të këtij festivali, edicioni i radhës do të zhvillohet në fundjavën e parë të gushtit 2024.

Menaxhmenti i këtij festivali bën të ditur se ka marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, në mënyrë që t’i jepet kohë krijimit të hapësirës së re.

“Tash ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë  që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë” thuhet në njoftimin e Sunny Hill Festival.

-Advertisement-

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera