Sport

Sulmohet trajneri Bylbyl Sokoli

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 06 October 2018

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli është sulmuar sonte nga disa persona para banesës së tij në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se sulmi ka ndodhur në ora 20:30.

“Sot rreth orës 20:30 kemi marrë informatë se në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar. Personi i sulmuar është B.S., i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Sulmi ndodhi vetëm pak kohë pas humbjes së Llapit nga Prishtina, dhe ende nuk dihet nëse sulmi lidhet me humbjen e Llapit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera