Lajme

Sulm me raketa në Odesa, vdes një fëmijë dhe plagoset një tjetër

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 03 May 2022

Një fëmijë ukrainas është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur mëngjesin e sotëm nga një sulm rus me raketë në Odesa.

Raketat goditën një kishë dhe një godinë banimi në Odesa. Shpërthimi ka dëmtuar gjithashtu edhe dritaret, muret dhe çatinë e kishës ortodokse ngjitur.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, i cituar nga mediat, tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në sulm.

-Advertisement-

Odesa është një qytet port në Ukrainën jugore dhe shihet si strategjikisht i rëndësishëm për forcat ruse

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera