Shëndetësi

Studimi në Singapor/ Disa forma të gripit të zakonshëm na mbrojnë nga Covid-19!

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 12 June 2020

Disa forma të gripit të zakonshëm mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga Covid-19, sugjeron një studim shkencor i realizuar së fundi në Singapor.

Sipas të njëjtit hulumtim të realizuar nga ekspertë të imunologjisë, imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë deri në 17 vjet. Pacientët që kanë pasur grip të shkaktuar nga viruse të familjes së Covi- 19, të quajtura betakoronaviruse, mund të kenë krijuar imunitet ose kalojnë një formë shumë më të zbutur të sëmundjes, thuhet aty.

Betakoronaviruset, më konkretisht OC43 dhe HKU1, shkaktojnë ftohje të zakonshme por edhe infeksione të rënda në gjoks tek pacientët më të moshuar dhe ata më të rinj. Ato kanë shumë karakteristika të përbashkëta me koronaviruset Covid-19, MERS dhe SARS, të cilat kanë kaluar që të gjitha nga kafshët te njerëzit. Koronaviruset mendohet se janë shkaktare për deri në 30 përqind të të gjithë gripërave, por nuk dihet ndërkohë konkretisht se sa prej këtyre të fundit janë pasojë e betakoronaviruseve.Tani shkencëtarët thonë se kanë gjetur prova se falë “qelizave T të memories” , një lloj imuniteti mund të krijohet për vite të tëra nga sulmet e viruseve me përbërje gjenetike të ngjashme – madje edhe në mesin e njerëzve që nuk kanë pasur ekspozim ndaj Covid-19 ose SARS.

-Advertisement-

Qelizat T janë një lloj qelize e bardhë e trupit dhe formojnë linjën e dytë mbrojtëse të sistemit imunitar ndaj sulmeve virale. Efekti mbrojtës i tyre ndaj koronavirusit te ri duhet të provohet me verifikime të mëtejshme, por ekspertët thonë se pacientët që e morën veten nga sëmundja vdekjeprurëse e mushkërive Sars në 2033-shin, dëshmuan reagim imunitar ndaj proteinave kryesore të zbuluara te Covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera