Lajme

Stoltenberg: Aleanca duhet të forcojë mbështetjen për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 10 January 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake transatlantike e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të forcojë më tej mbështetjen e saj për Ukrainën ndërsa ofensiva e Rusisë vazhdon.

Stoltenberg, mes tjerash, tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte “dështuar” në përpjekjet e tij për të ndarë aleatët perëndimorë mbi konfliktin, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Aleatët e NATO-s i kanë furnizuar Ukrainës me mbështetje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera