Sport

Statistikat e skuadrës nga kryeqyteti për stinorin vjeshtor

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 19 December 2018

Skuadra e FC Prishtinës ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka shënuar 34 gola, në stinorin vjeshtor 2018-të, shkruan GazetainFokus.

Në vjeshtën e edicionit 2018/19, FC Prishtina në katër gara ka zhvilluar 24 ndeshje zyrtare: 17 kampionale, 4 në Evropë, 1 në Superkupë dhe 2 për Kupë. Në 24 ndeshje skuadra ka shënuar 34 gola dhe ka pranuar 9 gola.

Prishtina ka shënuar 15 fitore, ka barazuar në 6 ndeshje dhe i ka humbur 3 ndeshje (1 kampionale, 1 në Evropë me penallti dhe 1 në Superkupë).

-Advertisement-

Më së shumti paraqitje kanë pasur portieri Visar Bekaj, ka luajtur në të gjitha ndeshjet – 24 dhe Basid Khalid, po ashtu 24, por në 3 prej tyre ka hyrë si zëvendësues dhe 5 ndeshje tjera është zëvendësuar.

Në 24 ndeshje më së shumti ka shënuar Khalid, 7 gola i ndjekur nga 3 futbollistë me nga 5 gola, Mankenda, Morina dhe Korenica.

Më së shumti ka asistuar Khalid në 7 gola i ndjekur nga Thaqi me 3 asistime. /GazetainFokus.

Të gjitha statistikat e plota i gjeni më poshtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera