Stano e përmend si shembull të mirë bashkëpunimin e BE-së dhe NATO-s në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 04 January 2023
Veriu i Kosovës, përkatësisht zhvillimet e fundit në atë pjesë, janë përmendur nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë folur rreth nënshkrimit të një deklarate ndërmjet BE-së dhe NATO-s për një bashkëpunim më të afërt strategjik.
Sipas zyrtarëve evropianë, angazhimet drejt shtendosjes së situatës në veri të Kosovës, janë shembulli më i mirë praktik i bashkëpunimit mes BE dhe Aleancës Veri-atlantike.
Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se konteksti aktual gjeostrategjik i bashkëpunimit nё mes tё bllokut evropian dhe Aleancёs Veriatlantike, ёshtё tejet i rёndёsishёm dhe relevant si asnjёherё mё parё.
Angazhimet drejt shtendosjes sё situatёs nё veri tё Kosovёs, sipas Stanos, janë shmebulli mё i mirё praktik i bashkёpunimit nё mes tё BE dhe NATO-s.
“Rasti i fundit ishte në veri të Kosovës nё periudhёn nё mes tё Krishtlindjeve dhe Viti tё Ri, kur BE-ja dhe NATO u koordinuan ngushtë në terren. Po ashtu jemi të koordinuar dhe po punojmë shumë ngushtë edhe në kontekstin e agresionit ilegal rus ndaj Ukrainës”, ka nёnvizuar Stano.
Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian i ka bёrё kёto cilёsime duke i pyetur se kur NATO dhe BE do nёnshkruajnё deklaratёn e pёrbashkёt, tё shumёmpritur e qё ka tё bёjё me luftёn nё Ukrainё.
Nёnshkrimi i kёsaj deklarate pritet tё ndodh tash e sa muaj dhe e njëjta do jetё thirrje e pёrbashkёt Rusisё që të ndalojë luftën e saj dhe të largohet nga Ukraina.
Teksti i deklaratёs ёshtё dakroduar gjatё vitit 2022 mirёpo miratimi ka pasur ngecje nё dritё tё tensioneve nё mes tё Qipros si anёtare e BE-sё dhe Turqisё si anёtare e NATO-s.
“Sigurisht se është e rëndësishme nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, dhe presim të ndodhë kjo sa më shpejt të jetë e mundur”, kё thёnё Stano, zёdhёnёs i Bashkimit Evropian.
Formalizimi i tekstit tё deklaratёs sё pёrbashkёt do të përfaqësonte një arritje të konsiderueshme diplomatike, duke pasur parasysh muajt e angazhimeve që u deshën për të arritur deri te ky moment.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...