Sot nisi greva, vjen reagimi edhe nga Ministria e Arsimit
Autori: Samire Jaha 13:37 | 25 August 2022
Mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, punëtorët e administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore nga sot në orën 09:00 kanë hyrë në grevë, shkruan Gazeta Infokus.
Derisa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga qeveria e Kosovës, ku ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka kërkuar listën me emrat e personave që kanë hyrë në grevë, që të ua ndalë atyre pagat duke u thirrur në ligjin për grevat nenin 18.
Ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit duke thënë se paralajmërimet e SBASHK-ut për ndërprerje të procesit mësimor nuk kanë arsyetim.
Në një përgjigje për Gazetën Infokus nga ana e ministrisë kanë treguar se janë të gatshëm të fillojnë procesin mësimor.
“Ashtu siç jemi deklaruar edhe më herët, paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Sindikata gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Si Ministri saherë kemi marrë kërkesa nga SBASHK-u për takime u jemi përgjigjur pozitivisht. Kërkesë e tyre fillestare ka qenë Ligji për paga kurse më vonë dolën me kërkesën tjetër për 100 euro”, janë përgjigjur nga ministria për Infokus.
Po ashtu nga kjo ministri kanë bërë të ditur se në projektligjin e ri për paga mësimdhënësit e të gjitha niveleve janë trajtuar me kujdes të veçantë por duke mos dhënë më shumë detaje.
“Sa për informatë, në Projektligjin e ri për paga, mësimdhënësit e të gjitha niveleve janë trajtuar me kujdes të veçantë. Në raport me ligjin e kaluar kemi ngritje të koeficientëve në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollave”, thuhet tutje në përgjigjen e ministrisë.
Gjithashtu në këtë projektligj ministria njoftoi se në bazë të rekomandimeve të MASHT-it, janë trajtuar edhe ata punëtorë që ishin lënë anash.
“Pra, në Projektligjin e ri janë marrë për bazë rekomandimet e MAShT-I si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese’, janë përgjigjur nga ministria për Infokus.
E në lidhje me këto Ministria e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e ri shkollor.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Po ashtu është duke u bërë edhe shpërndarja e teksteve në shkolla”, thuhet në përgjigjet e ministrisë.
Ndërkaq, grevën po e kundërshtojnë analistët politikë por edhe organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA).
Dibran Hoxha, nga kjo organizatë në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se qëndrimi i tyre për grevat ka qenë gjithmonë kundër.
“Qëndrimi i Organizatës prej fillimit ka qenë se grevat janë jo të arsyeshme për aq sa mësimdhënësit nuk pranojnë përgjegjësi në lidhje me rezultatet dhe përformancen e dobëta të nxënësve në testet e PISAS dhe ky mbetet qëndrimi ynë. Ne kemi përkrahë kërkesat për paga më të dinjitetshme të sektorëve edhe publikut edhe privatit por natyrisht sektorët duhet me mbajt përgjegjësi për ato kërkesa dhe pagat në vetvete qysh janë”, ka deklaruar Hoxha për Infokus.
Mirëpo përkundër këtyre kundërshtimeve, SBASHK-u nuk po tërhiqet.
Në një prononcim për Infokus, sekretari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri, ka thënë se grevat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, dhe se të gjitha shkollat janë duke e respektuar grevën që ka nisur sot.
“Momentalisht jemi në vizitë në shkollën “Gjergj Fishta”, po ashtu kemi qenë edhe tek një çerdhe në Prishtinë edhe tash jemi në këtë shkollë. Dmth prej informatave që i kemi të gjitha shkollat kanë filluar me grevën, jemi duke i vizituar disa në Prishtinë. Deri tash skena informata, ndoshta për shkak se kemi filluar herët në ora 09:00 dhe jemi dal pak në teren, këshilli është duke i mbledh të dhënat kur do të përfundoj orari i grevës që është prej 09:00 deri ne 12:00. Nuk kemi pasur asnjë kontakt me ministrinë, dhe grevat do të vazhdojnë deri sa të i realizojmë kërkesat”, ka deklaruar Ymeri për Infokus.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka kërcënuar sot sindikalistët duke thënë se do ti penalizojnë në paga të gjithë ata persona që janë në grevë, duke kërkuar listën e plotë të grevistëve.
Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Financave./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...
-
Numri i votuesve më i madh se i banorëve në Kosovë, KQZ tregon arsyen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën li...
-
Enver Hoxhaj emocionon me fjalët për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje...
-
Në kohë rekord grumbullohen paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica
Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica. ...
-
Sulmet terroriste, Sekuloviq: Serbia synon të destabilizojë Kosovën
Bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Aleksandër S...
-
Goditet për vdekje një 75-vjeçar në Cërrik
Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë të diel në Cërrik të Shqipërisë. ...
-
Vazhdojnë kolonat për të dalë nga Kosova, këto janë të dhënat e fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në...
-
Temperaturat deri në 12 gradë Celsius – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë kryesisht mot me die...
-
Stuhia e fortë e dimrit e vendos SHBA-në në gatishmëri të lartë
Dhjetëra miliona amerikanë po përgatiten për një stuhi të madhe dimri që mund...
-
Haradinaj: Shtesat mujore për fëmjët nën 6 vjeç do të jenë 150 euro, për ata mbi 6 vjeç 200 euro
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...