Rozë

Sot është e famshme, por a e dini se çfarë pune ka bërë Rita Ora kur ishte 16 vjeç?

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 21 March 2019

Ajo është një prej këngëtareve me origjinë shqiptare më të njohura në botë por edhe më të pasurat. Po flasim për Rita Orën e cila vazhdon të na bëjë krenarë. Ajo ka zbuluar në një bisedë me ndjekësit e saj në Twitter se çfarë profesioni ka pasur përpara se të bëhej e famshme.

Dhe a e dini çfarë? Rita përpara se të njihen në të gjithë botën ka punuar në një dyqan dhe shiste atlete. E pyetur se çfarë këshillë do t’i jepte vetes kur ishte 16-vjeç dhe shiste këpucë Rita tha se:

“Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë u shisja atlete”

-Advertisement-

Këngëtarja ka folur pa asnjë kompleks për këtë periudhë të jetës së saj dhe ka treguar me krenari se të punosh nuk të bën asnjëherë keq.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera