Ekonomi

Sokol Havolli zgjidhet zëvendësguvernator i BQK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 28 June 2018

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të enjten ka emëruar Sokol Havollin në pozitën e zëvendësguvernator i Bankës Qendrore, shkruan GazetaFokus.

Në këtë mbledhje u miratua edhe rregullorja e sistemit te pagesave ndërkombëtar dhe pasqyrat Financiare për tremujorin e parë të vitit 2018.

Bordi gjithashtu u njoftua me raportin tre mujor të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit.

-Advertisement-

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018, miratoi

si në vijim:

– Rregullore për Sistemin e Pagesave Ndërbankare;

– Pasqyrat Financiare për tremujorin e parë të vitit 2018; dhe

– Emërimin e z. Sokol Havolli Zëvendësguvernator të Bankës Qendrore.

Bordi i Bankës Qendrore, gjithashtu u njoftua me raportin tre mujor janar-mars 2018 të Auditimit të

Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.”/GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera