Lajme

Sokol Haliti: Po ndodh rikthimi i madh i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 08 May 2022

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe disa zyrtarë të kësaj partie kanë nisur një turne në disaporë për të takuar përkrahësit e tyre, ku destinacioni i parë është Zvicra.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së që ishte pjesë e takimit me disaporën, Sokol Haliti, ka shkruar në Facebook se ishte një entuziazëm i paparë,për rikthimin e madh të LDK-së.

Postimi i tij:

-Advertisement-

Mbrëmë së bashku me kryetarin e LDK-së,Lumir Abdixhiku në 32 vjetorin e degës së LDK-së në Zvicërr,takuam shumë veprimtarë të LDK-së në mërgatë.

Takuam shumë ish themelues dhe aktivistë të cilët barten jetën politike dhe ende vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën rugoviane.

Ishte një entuziazëm i paparë, për rikthimin e madh të LDK-së në diasporë,si një ndër asetet tona më të mëdha kombëtare.

Faleminderit shumë për mikpritje!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera