Sirenat e alarmit bien në të gjithë Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 09 March 2023
Sirenat e alarmit ranë në të gjithë Ukrainën, ndërsa Rusia ndërmori një valë masive sulmesh ajrore nga Kharkivi në veri, tek Odesa në jug dhe Zhitomiri në perëndim. Ushtria ukrainase tha se Moska kishte lëshuar mbi 80 raketa në qytetet rreth vendit dhe se ishin përfshirë 8 dronë.
Ajo pretendon se kishte rrëzuar 34 raketa dhe 4 dronë Shahed të prodhuar në Iran. Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko raportoi shpërthime në distrikte perëndimore dhe jugore të kryeqytetit. Disa automjete morën flakë para një godine rezidenciale, dhe autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vendstrehime. Mbi 40 për qind e qytetarëve kanë mbetur pa ngrohje pas ndërprerjes së energjisë në kryeqytet.
“Dëgjova një shpërthim shumë të fortë. U ngritëm me vrap nga shtrati dhe pamë një automjet të përfshirë nga flakët. Më pas edhe makina të tjera morën zjarr. Dritare e xhama në ballkone filluan të shpërthenin. Ishte shumë e frikshme”, tha një qytetar i Kievit.
Një sulm masiv me raketa goditi infrastrukturën energjetike në qytetin-port të Odesës, duke shkaktuar ndërprerje të elektricitetit, e po ashtu u qëlluan edhe zona rezidenciale, por fatmirësisht pa viktima. Të paktën 15 sulme u raportuan në qytetin dhe rajonin e Kharkiv, të cilat shënjestruan infrastrukturë kritike dhe godina banimi.
Në Ukrainën perëndimore, të paktën 5 persona humbën jetën në Lviv pasi një raketë goditi shtëpinë e tyre. Autoritetet në Dnipropetrovsk raportuan gjithashtu të paktën 1 viktimë dhe 2 të plagosur. Sulmet ruse nuk kursyen dhe lanë pa energji edhe centralin më të madh të Europës, atë të Zaporizhias. Kjo ishte valë më e rëndë e sulmeve raketore ruse në Ukrainë që prej fundit të janarit, kur 11 persona u vranë pas shënjestrimit të dhjetëra godinave në disa rajone. /a2news/
Të tjera
-
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
Kryesuesja e deritashme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Do...
-
Presidentja Osmani reagon e para: Do të hyjmë në KiE, është çështje kohe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Minis...
-
Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – SHBA
Kongresisti demokrat nga California, Jimmy Panetta, si dhe kongresistët repub...
-
Kurti i uron miqtë norvegjezë për ditën e kushtetutës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës s...
-
Ushtrimet “Efes 24” në Izmir të Turqisë, fotografi të ushtarëve të Kosovës nga trajnimi
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që...
-
Nagavci kërkon bashkëpunimin e komunave për ndërtimin e çerdheve të reja
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se kanë siguruar buxhetin për ...
-
Gjykata e Apelit e kthen në paraburgim Enver Sekiraqën
Gjykata e Apelit e ka kthyer në paraburgim Enver Sekiraqën, të dënuar me 25 v...
-
Vdẹs pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi
Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin për vdek...
-
Hungaria, Kosovës: Pajtimi me Serbinë çelë rrugën e anëtarësimit në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shtet...
-
Kosova jashtë agjendës së KiE për anëtarësim, Hasani: Mundësi e humbur
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës sot në Stra...
-
Afrika e Jugut i bën thirrje GJND-së që të urdhërojë Izraelin t’i japë fund urgjentisht ofensivës në Rafah
Afrika e Jugut i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që të...
-
“Je gënjeshtar” – Dëshmitë në gjyqin ndaj Trump/ Avokatët e ish-Presidentit përplasen me dëshmitarin
Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump, pranoi në Gjykatë se ndër vite shp...